Deputetët e koalicionit qeverisës të cilat tanimë janë betuar si ministra të Qeverisë së Kosovës, do t’ia lirojnë vendin kolegëve nga partitë e tyre, përveç, Ramush Haradinajt që ia liron vendin një kandidatit të PDK-së dhe Behgjet Pacollit, i cili ia liron vendin një kandidati të LDK’së.
Duke marrë parasysh që deputetët në momentin që bëhen ministra, zëvendësohen nga koleget e tyre brenda koalicionit, në bazë të renditjes së votave, del që kryeministrin Haradinaj do ta zëvendësojë Nait Hasani nga PDK’ja me, pastaj në vend të Enver Hoxhajt do të vije Fadil Beka po ashtu nga PDK’ja. Kurse, Fatmir Limajn do ta zëvendësojë kolegu i tij nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti.
Në vend të Pal Lekajt, deputet do të bëhet Gani Dreshaj i AAK’së, kurse, në vend të Rrustem Berishës, pjesë e legjislaturës së re do të jetë Bekë Berisha nga AAK.
Vendin e Behxhet Pacollit në Kuvend do ta zë ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani nga radhët e LDK’së.