Këtë vit në BE kanë hyrë rreth 350 mijë migrantë

178
fresco
migrantet_1482009483-8505291
midle

Fabrice Leggeri, drejtori ekzekutiv i agjencisë kufitare Frontex njoftoi se deri në këtë periudhë në Bashkimin Evropian kanë hyrë rreth 350.000 migrantë, raportoi Anadolu Agency (AA).

Leggeri theksoi se rreth 180.000 mijë kanë mbërritur nga Turqia dhe Mesdheu lindor, ndërsa rreth 170.000 përmes rrugëkalimit të Mesdheut qendror nga Libia dhe Egjipti.

Bëhet fjalë për një rënie të shifrave në krahasim me vitin 2015, kur në kontinentin e vjetër mbërritën mbi një milionë migrantë, transmeton atsh.

Leggeri theksoi se marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë ka ulur numrin e migrantëve që vijnë nga lindja, por migracioni nga Afrika Veriore është rritur me 30 për qind.

Comments