Këto ishin fjalët e Mlladiq, kur iu bërtiti trupit gjykues në Hagë

394


Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar sot me burigim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiq, për krime kundër civile në Bosnje.

Mlladiç gjatë kësaj seance ka reaguar ashpër kundër trupit gjykues, duke bërtitur më zë të lartë duke i sharë ata.

“Unë jam i ngazëllyer dhe kjo gjë që ju thoni është një gënjeshtër e pastër! Të turpëroheni, është gënjeshtër që ju thoni”, citohet të ketë thënë Mlladiq, raportojnë mediat serbe.

Reagimi ishte deri në atë mase sa edhe i shau trupin gjykues, duke ju thënë: “Këto janë gënjeshtra, jua … nënën tuaj, kriminela”, ka vazhduar duke bërtitur Mlladiq, deri sa është nxjerrë nga salla, nga dy policë.

Comments