Këto janë fjalët prekëse të motrës kushtuar Ergit: S’ka ngushëllim për ne

Dhimbje më të madhe se familjarët nuk ndjen njeri kur humb një njeri i tyre.
Motra e Ergi Dinit, 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin e djeshëm pranë urës së Bllokut së bashku me mikun e tij, edhe pse në moment të vështirë gjeti kohën për të falënderuar njerëzit për ngushëllimet.
Barbana Dini, këngëtare edhe ajo, shkruan në rrjetin e saj social “Facebook” se për të dhe familjen e saj nuk ka ngushëllim pas kësaj humbjeje.
Madje ajo njofton edhe për orën dhe vendin e varrimit të vëllait të saj: “Faleminderit te gjitheve per ngushllimet edhe pse per ne s’ka ngushellim!Ju lajmeroj se varrimi behet ne ora 15.30 ne Shkoder!”.

