Këto janë rregullat që duhet ndjekur për të kaluar në pikat kufitare të Kosovës

640

Nga dita e sotme Kosova do të hapë kufijtë tokësor me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët me vendimin e Qeverisë në detyrë për hapjen e disa pikave kufitare, duke ua bërë me dije gjithashtu edhe rregullat të cilat duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit.

Sipas njoftimit, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19.

Po ashtu të njëjtit duhet të posedojnë rezultate negative për testin COVID-19 RT PCR, jo më i vjetër se katër ditë, dhe pastaj nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit, përndryshe sipas njoftimit, ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetizolohen për 7 ditë, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

??????? ? ????????ë? së ?????ë? ????????? ???ë? ? ?ë ???????? ?ë ???????ë ??. ??/?? ?ë ???ë?, ??.??.????, ?? ?ë ???ë? ???ë ??????? ??????ë ???ë??? ?ë ????????ë? ?ë ?????ë?. ??ë??? ?? ???????? ? ???????ë ??. ??/?? ?ë ????̈?, ??.??.????, ???? ?????? ?? ?ë ?????ë;

Hapen kufijtë tokësor në Pikë Kalimet Kufitare si në vijim: ??????ë, ??̈????ë, ????ë, ???? ? ??????, ??????? ??? ???? ? ?????ë.

Të gjithë personat që hyjnë në ????????ë? ? ?????ë?, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve (???????? ???????? ?ë ????ë???ë ?????????) në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19.

6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e #RKS-së dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR (?? ?ë ? ?????̈? ?? ? ????̈) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;

6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;

6.4. Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në ????????ë? ? ?????ë?. /Lajmi.net/

Comments