KF Shkëndija: Skenat si në Manastir, kancer për futbollin e Maqedonisë (VIDEO)

175
fresco

midle
shekdnija

Shkëndija i është kthyer fitoreve në kampionatin e Maqedonisë. Të dielën, kuqezinjtë shënuan një fitore të vështirë, por të rëndësishme kundër Pelisterit në Manastir (1-2). Mirëpo, të tre pikët janë arritur nën trysni të tifozërisë vendase e cila pothuajse gjatë gjithë ndeshjes ka përdorur fjalë fyese ndaj klubit dhe shqiptarëve në përgjithësi, madje në disa raste ndeshja ishte ndërprerë.
Megjithatë, në fund lojtarët e Shkëndijës ia kanë mbyllur gojën atyre, duke ia marrë pikët e plota në fushën e tyre. Nga kryesia e klubit tetovar për “Lajm” pohojnë se skena të tilla janë kancer për futbollin e Maqedonisë dhe se duhet të merren masa për parandalimin e tyre.

“Këto ndodhi të pahijshme janë kancer i futbollit në vend dhe autoritetet duhet të merrem më seriozisht për t’i parandaluar sa nuk kanë marrë kahe me serioze. Neve na habit fakti se mediat kanë heshtur sikur nuk ka ndodhur asgjë! Flasin për spektakël ndërsa heshtin se jemi sharë, ofenduar dhe sulmuar. Një veturë zyrtare është demoluar dhe ky është incident shumë serioz që duhet dënuar”, shprehen për “Lajm” nga Shkëndija.
Pas javës së 9-të, Shkëndija renditet e dyta në tabelë me 17 pikë (një ndeshje më pak), ndërsa kryeson Vardari me 21 pikë./Lajm

Comments