Kica-Xhelili e ashpër me VV-në: Me Listën Serbe dje aktruat, ligjet në seancë të natës i kontrabanduat

86

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar lidhur me seancën e djeshme, në të cilën u shkaktuan tensione me arritjen e Listës Serbe në sallë, vetëm për të vazhduar mandatin.

Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili tha se para 6 muajsh, salla nuk funksiononte e mbledhjet mbaheshin “si për zor” në një sallë pa kushte.

“Pikërisht ato ditë, Kuvendi me mbështetje të gjithë VV, caktoi një seancë në atë sallë të vogël – ku Lista Serbe u nënshkrua që të mos e humbiste mandatin. Asnjë fjalë. Asnjë reagim. Asnjë skenar. E gjithë VV, bashkë e bëri këtë të mundur. Në atë sallë që nuk përmbushte asnjë kusht”, shkroi Kica-Xhelili.

Ajo tha se dje vendosën te aktrojnë karshi Listës Serbe, e në aktin e dytë të shpërfaqin “urinë nepotiste”, shkruan ndër të tjera deputetja e LDK-së.

“Paturpësisht krenarë që në orët e natës shkelnin Rregulloren e Kuvendit, për të kontrabanduar e kaluar dhjetëra ligje, caktuar mbledhje një pas tjetrës, deputetët që duhej të ishin përfaqësues të popullit, u shndërruan në marioneta të mesnatës”, shtoi Kica-Xhelili.

Comments