Kica-Xhelili: ‘Propaganda, demagogjia dhe shkeljet kushtetuese nuk kanë mbështetje’

49
fresco

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka shkruar në lidhje me dështimin e votimit të Qeerisë Kurti III, e cila nuk i mori votat e mjaftueshme.

Ajo tha se nuk gjenë mbështetje, propaganda e demagogjia.

E plotë:
Veni, vidi, mentitus sum! ~ realiteti politik i Kurtit.

Bllokada, vonesa, demagogji, vendime të paligjshme, shkelje kushtetuese, propagandë, e në fund seancë ku dëshmoi që ai është saktë ajo që ai nuk e thotë.

Ajo gjuhë nuk ka mbështetje. Ajo demagogji nuk gjen numra. Ajo mendësi nuk ka të ardhme.

Në krejt këtë rrëmujë, mandatari Kurti kishte shkuar aq larg sa t’a kopjonte planin e LDK: Ministri të Familjes; të Digjitalizimit; ndarje të Infrastrukturës nga Planifikimi etj.

T’a kopjojnë edhe munden, por për t’a zbatuar i duhen njerëzit profesional, racional, me mendësi progresi e jo përçarëse – që këta NUK i kanë.

In proximo nostro proelio

Comments