Kini kujdes çfarë kërkoni në internet, mund të përfundoni në burg!

131

Sipas disa raportimeve një burrë për pak ka përfunduar në burg pasi u zbulua historia e kërkimeve të tij në Google.

Fei Yan, një shkencëtar i hulumtimit në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts thuhej se kishte kërkuar në Google se si ti shpëtosh hetimeve të policisë.

Ai thuhet se ka përdorur informacionin e marrë nga gruaja e tij, e cila është avokate, për të tregtuar aksione dhe përfundoi duke fituar 120,000 dollarë.

Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Exchange-it zbuloi këtë tregëti të dyshimtë dhe hetimet e mëvonshme treguan se Yan gjithçka e bënte nga kompjuteri i tij. Ai kërkonte në Google tema si :”Sa sekonda duhet që të zbulohet një tregëti e pazakontë?”

Megjithatë duket se e pësoi nga këto mashtrime pasi gjykata e dënoi me gjobë prej 500 mijë dollarësh mbi bazën e dëshmive të bazuara nga historia e kërkimeve në Google.

Comments