Kiracovski mohon të gjejë vetën nën pseudonimin “Kiki”
Pas dy orë marrje në pyetje, deputeti I LSDM-së, Aleksandar Kiracovski ka thënë se ka dhënë deklaratë për një segment shumë të vogël të rastit “Reket”. Ai thekson se nuk ka qenë mik me Boki 13 dhe nuk kishte ndërmjetësuar për projektet për ndërtim të shtëpive të pleqve.
Fotografitë e përbashkëta me të akuzuarin e parë kanë qenë me kërkesë të BOki 13, ku siç theksoi Kiracovski, ai është edhe deputet dhe fytyrë publike dhe shumë njerëz kërkojnë të fotografohen me të. Kiracovski bëri thirrje për hetim të cilësor dhe të shpejtë për të mos pësuar dëme tjera.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk e gjen veten në pseudonimin “KIKI”, për të cilin gazetari Gerovski I kishte kushtuar disa kolumna. Ai ka theksuar se ka zhvilluar takime me gazetarin Gerovski, ku gazetari kishte theksuar se përmendja e emrit të deputetit kishte qenë gabim./Alsat