Kirovski , goditja e dytë nga Struga Trim Lum

331

Struga Trim Lum, në ditën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri, prezantoi përforcimin e dytë, pas Emran Ramadanit të Renovës. Emër i ri në rradhët e skuadrës strugane në sezonin debutues në Ligën eParë Futbollistike të Maqedonisë, do të jetë sulmuesi Hristijan Kirovski, që së fundmi ishte pjesë e Makedonija GJ.P. Kirovski në elitën e futbollit vendor numëron mbi 50 gola të shënuar, ndërsa edicionin e fundit me Makedonija GJ.P në 32 ndeshje arriti që të realizojë 11 gola, duke rezultuar si golashënuesi më i mirë i skuadrës shkupjane. Kirovski me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa burime të “infOSport” bëjnë me dije se gjatë ditës mund të prezantohen së paku edhe dy futbollistë mjaft cilësorë.

Comments