Kishat politike të Serbisë prej vitit 1913 deri më 1999

121

Në historiografinë serbe shkruhet se historia e marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe malazeze-shqiptare tregon që “shteti Nemanjit”, në një pjesë të periudhës së Milutinit (1300 – 1321), apo e plotë e kohës së Dushanit (1341-1355), ishte “shtet i përbashkët i serbëve dhe i shqiptarëve’’.

I njëjtë ishte edhe “shteti’’ i Balshajve (1360 – 1421). E përbashkët ishte edhe lufta kundër turqve (osmanëve, E. R.), pra nga kjo dhe heronjtë e përbashkët, si për shembull Kral Marku, Milosh Obiliqi (Milosh Kopiliqi), Gjergj Elez Alia, Gjergj Kastrioti.

Shumë sundimtarë të veçuar shqiptarë kanë kancelari sllave – derisa gjuha sllave përjashtonte gjuhën greke – bizantine, shkruan Enver Rexha, në pjesën e shtatë të serisë mbi historinë e kishës dhe e monumenteve kishtare ortodokse në Kosovë nga shekulli XIV deri në shekullin XX, e botuar në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Popullata “e bashkuar” shqiptaro-serbe

“Në dokumentet mbi shtetin Nemanjit, si dhe në diplomat e sundimtarëve, popullata serbe e shqiptare nuk ndaheshin, derisa sundimtarët shqiptarë kanë pasur titujt dhe privilegjet e njëjta si ata serbë”, shkruan B. Bogdonoviq në Enciklopedinë e Jugosllavisë të botuar më 1986. B. Krstiq, në “Kosovo između istorijskog i etničkog prava”, botuar në Beograd më 1994.

Autori serb kur flet për monumentet ortodokse në territorin tonë për shekullin XX (kupto: periudhën pas okupimit të Kosovës – 1913 e këtej, E. R.) dhe angazhimin e shtetit serb për to, thotë se “ruajtja, mbrojtja, konservimi dhe rindërtimi arkitektonik bëhen në veçanti në manastire – kisha mesjetare”.

“Me shumë dije e përkushtim u rindërtuan Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Graçanica, Banjska, Kisha e Levishës dhe Shën Spasit në Prizren, Vavadenja në Lipjan, monumenti i Betejës së Kosovës etj. Qytetet (Kështjellat) janë anashkaluar”, shkruan ai. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

(Ky shkrim është pjesë nga libri “Historia e Kishës dhe e monumenteve kishtare ortodokse në Kosovë nga shek. XIV deri XX nga historiografia serbe”, i cili sapo ka dalë nga botimi. Botohet me lejen e autorit).

Comments