KIZ raporton 77 raste për parregullsi në zgjedhje

183

Raste si: votim me asistencë, fotografim i votës, votim i shumëfisht dhe mungesë e formularëve të ankesave

Koalicioni për Integritet Zgjedhor(KIZ), ka njoftuar se deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje për kryetar të Komunës së Drenasit është 8%.

KIZ, ka njoftuar se sipas të dhënave janë raportuar 77 raste. Rasti ku qytetarët kanë votuar me asistencë të familjarëve, 2 raste janë raportuar për fotografim të votës, votim i shumëfishtë.

“Në qendrën 0310E/02r në fshatin Nekoc, një person është lejuar të votoj përkundër që në gishtërinjtë e tij është identifikuar prezenca e sprejit. Arsyetimi i anëtarëve të KVV-së ka qenë i pakuptimtë duke thënë se prezenca e sprejit ka ardhur si rezultat shpërndarjes së ushqimit apo kontaktit fizik me dikë që tashmë ka votuar”, thuhet në komunikatën e këtij koalicioni.

Sipas Koalicionit për Integritet Zgjedhor KIZ, ka thënë se krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve trendi i daljes së qytetarëve në votime është dukshëm më i vogë./21Media

Comments