Kjo është deklarata e re e Lumezi për kërcënimin e Besim Beqajt

221

Disa vjet kishin kaluar nga takimi në një restorant deri në takimin në një aheng, por Aleskandër Lumezi gjithmonë ka pasur mirëkuptim për njërin nga njerëzit kryesorë të PDK-së, Besim Beqaj.

Në kulmin e skandalit të faktimit të ndërhyrjes së politikës në drejtësi, Kryeprokurori i Shtetit ka folur hapur për një takim me Ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj, i cili e kishte kërcënuar me padi atë dhe Prokurorinë, për shkak të aktakuzës në rastin ‘Pronto’.

Lumezi kërcënimin e Beqajt e kishte paraqitur si shqetësim në takimin me prokurorin Elez Blakaj dhe dy prokurorë të tjerë.

E ky në një aheng nuk ishte takimi i vetëm që Lumezi kishte me njeriun e PDK-së.

Në përgjimet ‘Pronto 3’, të publikuara nga KTV-ja kohë më parë, Adem Grabovci e thërret Kadri Veselin t’i bashkohet në drekë, ku ishte me Besim Beqajn dhe atëherë Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Aleksandër Lumezi, i njohur si Leka.

Në një intervistë në KTV, në tetor të vitit 2016, Besim Beqaj thoshte se organet e drejtësisë janë të lira për ta bërë punën e tyre.

Faktin që Lumezi e ka pranuar kërcënimin e Beqajt si normal, e kanë kritikuar pjesëtarë të shoqërisë civile, që kanë protestuar një ditë më parë.

Lumezi e ka sulmuar ashpër prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj, i cili zbuloi se ky i bëri presion për thirrjen si dëshmitar të Kadri Veselit dhe ngritjen e aktakuzës ndaj Besim Beqajt.

Comments