Kjo është dhurata që Nora e ka pranuar së fundmi nga Roberti!

241

Ata janë të martuar në vitin 2014 dhe sot janë prindër të një vajze 3-vjeçare, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Reene.

Edhe përse kanë disa vite të martuar, çifti nuk harron ta surprizojë njëri-tjetrin me dhurata.  I ftuar në emisionin “Lartë e poshtë”, Roberti zbuloi surprizën më të fundit për të shoqen.“Norës? I kam blerë një çantë ‘Chanel’. Ia bëra dhuratë” – tregoi këngëtari.

Ndër të tjera,Roberti foli edhe për bashkëpunimin muzikor mes Eneda Tarifës dhe Kastro Zizos, që pritet të publikohet së shpejti. Tre këngëtarët  do të risjellin një këngë popullore, në një version modern.

“Projekti më i afërt do të bëhet javën tjetër dhe do të xhirohet në Tiranë. Është bashkëpunim me Kastro Zizon dhe Eneda Tarifën. Kastro këndon një pjesë si rep, pak ‘funny’. Eneda këndon pjesën e parë të refrenit ndërsa unë pjesën e dytë,”- pëfundoi këngëtari Robert Berisha.

Comments