Kjo është fotografia më e qartë deri tash e terroristit të Stambollit

Ai është rreth 25 vjeç dhe vijon të jetë në kërkim nga autoritetet turke.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë e këtij sulmi dhe quajti autorin “ushtar” të kalifatit.
Pas vrasjeve masive, autori ndërroi rrobat brenda lokalit dhe u largua me një taksi.
Terroristi besohet se është ose nga Uzbekistani ose nga Taxhikistani.
Ai la të vrarë 39 persona dhe plagosi 70 të tjerë.

