Kjo është gjendja në veri në prag të “krizës humanitare” dhe ardhjes së Gjuriqit

238

Një “katastrofë humanitare” po raportohet se është duke u planifikuar nga serbët në veri të vendit.
Si rrjedhojë e këtij plani, serbët e veriut po duan të paraqesin mungesë të produkteve esenciale për jetesë pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë.

Të gjithë këto prentendime po quhen të orkestuara nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Këtë ai e tha edhe në një konferencë për media, dje pas mbledhjes së Qeverisë.

Mirëpo si është gjendja e sigurisë në veri gjatë kësaj periudhe.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti ka thënë për lajmi.net se gjendja aktualisht në këtë pjesë është e qetë.

Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ lidhur me shënimin e festës së Vidovdanit e cila mbahet me 28 qershor.

“Policia e Kosovës ka një plan operativ për festën e Vidovdanit. Mirëpo gjendja aktualisht është e qetë”, ka thënë Hoti.

Lajmi.net ka raportuar gjatë ditës së djeshme lidhur me letrat që biznesmenët e veriut u kanë dërguar ndërmarrësve dhe tregtarëve.

Aty u bëhet thirrje që asnjë produkt nga jugu i Kosovës të mos sillet në veri.

E pikërisht për këtë çështje, nesër në Kuvendin Komunalt të Mitrovicës pritet të diskutohet në një seancë të rregullt.

Ndonëse një pikë e tillë nuk është futur në rend dite, aty pritet të diskutohet tek pikat e ndryshmme.

Ndërkohë nga ministria e Shëndetësisë dhe Tregtisë, kanë thënë për lajmi.net se nuk ka rrezik për katastrofë humanitare.

Madje, nga ministria e Tregtisë kanë thënë se e gjithë kjo rrëmujë është krijuar si presion ndaj autoriteteve të Kosovës për heqjen e taskës.

E gjatë kësaj jave, në Kosovë pritet të qëndrojë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Comments