Kjo është logoja e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

150

Qeveria e Kosovës ka prezantuar logon e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo logo është dizajnuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar.

Prezantimi u bë në një konferencë për media të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Çeku tha se sipas përshkrimit të autorit, pjesa tjetër lidhet me ngjyrat shpresë ndjellëse dhe optimiste për të tashmen dhe të ardhmen.

Comments