Kjo Nënë nga komuna e Vitisë ka nevojë për ndihmën tonë

360

Të dashur bashkëvendas,
Ju njoftojmë se Nizajete(Llulleci) Ibishi, e lindur ne Sllatinë te Epërme e martuar në Kabash të Vitisë, është shumë e sëmur dhe që nga dhjetori i vitit të kaluar gjendet nëpër spitale .
Duke filluar në Prishtinë, ku qëndroi 3 ditë, pastaj në Shkup, në Klinikën e Infektologjisë duke qëndruar 40 ditë, ne Tirane 3 dite, më pas u kthye në Prishtinë, në Klinikën e Neurologjisë ku edhe qëndroi plot 50 ditë dhe prapë pa sukses. Tani kjo nënë e 4 fëmijëve qëndron në Turqi në kërkim të rezultateve pozitive.
Familja deri tani ka mbuluar gjitha shpenzimet dhe qe janë të mëdha dhe tani fondet janë shterr dhe kërkojnë ndihmë nga të gjithë ata qe kanë mundësi.
Motra jonë me burrë ( Rrahim Ibishi) gjendet në Turqi, ku ka nevoje për ndihme urgjente.

Comments