Klinika Amerikane sjell në Kosovë gjinekologun me renome Dr. Çağcıl Yetim

257


Klinika Amerikane vazhdon punën drejt përmbushjes së synimeve të saj, duke u kompletuar në çdo aspekt.
Para pak kohësh Klinika humbi themeluesin e saj Dr. Behar Kusarin, e themi pa modesti ekspertin më të madh në Ballkan në fushën e asistimit të reprodukuar mjekësor (ART).

Por, jemi shumë me fat kur e dimë se personeli i klinikës (mjekët, motrat, stafi teknik dhe administrativ) trashëgoi përvojën, qasjen ndaj pacientit dhe metodologjinë e punës së Dr. Beharit.

Njoftojmë të gjithë pacientët dhe opinionin se Klinika Amerikane do të vazhdojë të ofrojë standarde të larta të mjekësisë në Kosovë dhe rajon, sidomos në fushën e gjinekologjisë dhe veçanërisht të ART-së.

Klinika është krenare të njoftoj se nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me një nga ekspertët më të njohur në botë Assoc. Prof. Dr. Çağcıl Yetim, i cili do të jetë edhe udhëheqës i ekipit.

Dr. Yetim, është emër i njohur në botë në fushën e ART-së dhe me një biografi shkencore shumë të pasur. Ai njihet edhe si mjeku që solli në jetë beben 7 kilogramëshe, si bebja me peshën më të madhe në Turqi.

Drejtori ekzekutiv i Klinikës Amerikane, z. Vullnet Kusari, konfirmon se janë duke punuar me një përkushtim të madh, në mënyrë që atë që e solli deri këtu Dr. Behari ta vazhdojnë tutje sa më të sigurt dhe profesionalisht të kompletuar.

“Emri i klinikës ka arritur këtë nivel falë udhëheqjes e punës së palodhshme të Dr Beharit, të cilit i jemi mirënjohës që edhe pse ai tanimë nuk është në mesin tonë, na la emrin dhe shprehinë e mirë të punës. Përveç kësaj Dr. Behari ishte edhe një humanist i madh i cili ndihmoi shumë pacientë, kjo edhe e bëri që klinika të marr epitetin e merituar, si një vend shprese për të gjithë prindërit që të përjetojnë ndjenjën e të pasurit fëmijë. Me ardhjen edhe të Assoc. prof. Dr. Çağcıl Yetim, ne do të jemi shumë më të kompletuar”, u shpreh z. Kusari.

Z. Kusari, konfirmon se Assoc. Prof. Dr. Çağcıl Yetim, do të jetë udhëheqës i epikës në Klinikën Amerikane dhe njofton se risitë nuk do të ndalen këtu, ngase do të ketë edhe prurje të ndryshime të tjera por kjo i mbetet kohës.

Biografia e Assoc. Prof. Dr. Çağcıl Yetim

Dr. Yetim ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit e Stambollit Marmara, ndërsa ka specializuar për obstetrikë dhe gjinekologji në Universitetin Mustafa Kemal, Departamenti i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.

Më pas, Assoc. Prof. Dr. Yetim përfundoi specializimin e Endokrinologjisë Riprodhuese, Infertilitetit dhe asistimit të reprodukuar mjekësor (ART) në Departamentin e Endokrinologjisë Riprodhuese/Infertilitet në Akademinë Ushtarake Mjekësore Gülhara në Ankara/Turqi. Ai gjithashtu ka qenë në Universitetin e Miamit në Departamentin e Endokrinologjisë Riprodhuese/Infertilitetit Miami/SHBA, ku punoi për një kohë.

Assoc. prof. Dr. Yetim ka marrë pjesë në programe të ndryshme televizive, takime dhe intervista për trajtimet e infertilitetit. Dr. Yetim ka shumë punime shkencore dhe botime në shumë artikuj kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu, ai ka marrë Çmimin e Parë me hulumtimin: “Krahasimi i gjetjeve të pap testit të qafës së mitrës dhe biopsisë të pacientëve të trajtuar me LEEP” IV. Kongresi citopatologjik, Qendra e Kulturës dhe Konventës së Universitetit Hacettepe, 26-29 mars 2009.

Përvoja e punës pasuniversitare e Assoc. Prof. Dr. Yetim, është: Spitali Shtetëror Kütahya Emet, Kütahya/Turqi; Spitali Shtetëror Kirikhan, Hatay/Turqi; Endokrinologjia riprodhuese/Departamenti i Infertilitetit në Akademinë Ushtarake Mjekësore Gülhara, Ankara/Turqi; Spitali Special Iskenderun Palmiye, Hatay/Turqi; themelues i njësisë IVF në Iskenderun Özel Palmiye Hastanesi, Qendra Speciale e IVF, Mersin/Turqi; Spitali Universitar Biruni në Stamboll/Turqi; dhe Spitali Parku Mjekësor Bahçelievler, Stamboll/Turqi.

Comments