Liverpuli duket se është gati të paguajë 150 milionë euro (100 milionë direkt dhe 50 milionë të tjera në formë variablash) për të siguruar shërbimet e Ousmane Dembele. Jurgen Klopp ia ka vënë syrin francezit të Barcelonës dhe e do në “Anfield”. Sipas “Don Balon” në Spanjë, trajneri gjerman i kampionëve të Europës e sheh francezin si një zëvendësim të mundshëm për Sadio Mane, ose Mohamed Salah, nëse ata largohen. Barcelona i ka vendosur një çmim stratosferik yllit të vet, që e bleu shumë shtrenjtë te Borusia Dortmund, megjithatë thuhet se “Reds” janë të gatshëm ta përballojnë atë. Klop e zbuloi francezin te Borusia Dortmund dhe ai beson se kampioni i botës në vitin 2018 është një lojtar, që përshtatet me planet taktike te Liverpuli dhe mund të shpërthejë nën urdhrat e tij.