Dy nga menaxherët më të mirë të futbollit të sotëm, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kamionëve
Klop ka thënë se arsyeja pse rivali i tij në Manchester City ka sukses nuk “është punë zotësie” derisa ai është duke u përgaditur për t’u përballur me trajnerin katallan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
LEXO EDHE:
Zidane flet pas fitores: Juventusi nuk ishte keq, por Ronaldo…
“Skuadrat e tij gjatë tërë kësaj kohe janë shumë më të mira se të mijat. Ai ka skuadra të forta financiarisht gjë që bën që ai të zgjedh lojtarë të mirë. Në Barcelonë ai e ishte Xavin, Iniestan, Busquetsin, Messin dhe kështu me radhë, lojtarë që nuk dinë se reshturi krijime të shansave.
“Në Bayern kishte po ashtu lojtarë fantastik që shënonin në çdo kohë. Kurse tani po ashtu ka të tillë. Mos e harroni se këta lojtarë janë emra si; Gundogan, Silva, Aguero, Sane, Sterling dhe Jesus që janë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Klopp.
“Pozita për të është e rëndësishme por jo edhe zotësia. Ai nuk është mjeshtër sepse ka brenda lojtarët më të mirë që mund ta vendosin ndeshjen në çdo të qintën e sekondës. Për këtë janë aty ku janë, në atë pozitë është për shkak të kualitetit të lojtarëve të tij”.

