“Jemi 18 pikë larg Manchester City-it? E vetmja mundësi që kemi për të ngushtuar këtë diferencë është të fitojmë ndeshjet dhe për ta bërë një gjë të tillë duhet të zgjidhim problemet që kemi, që është edhe ajo që po mundohemi të bëjmë”.
Trajneri Jurgen Klopp nuk i fsheh problemet që ka Liverpool-i i tij, që në dy javët e fundit të kampionatit, pas barazimeve me Everton dhe WBA, ka parë të thellohet me 4 pikë diferencën me kreun e renditjes.
“Nëntë ditë më parë, teksa ishim në avion, jemi parë në sy dhe kemi kuptuar se kemi probleme konkrete. Mendoj, gjithsesi, se asnjë nga ne, as United, nuk mendon për City-in. ata bëjnë atë që duan, arrijnë të fitojnë edhe ndeshjet e vështira, me gola në minutën e fundit”, ka thënë Klopp.