Klopp: Salzburgu na dha një mësim të mirë

514

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e pranon se skuadra e tij mori një mësim të rëndësishëm nga RB Slazburgun.

Kampionët e Europës fituan me rezultatin 4:3 në “Anfield”, në një sfidë dramatike.

Liverpooli udhëhiqte 3-0, por austriakët barazuan 3-3, duke bërë surprizën. Më pas Salah i dha fitoren ekipit të tij me golin e katërt.

“Morëm një mësim të rëndësishëm. Unë parapëlqej ta marr mësimin në lojë e jo pas lojës, sepse, edhe sikur të humbnim 4-3, do të kishte qenë i njëjti mësim”, tha Klopp.

“Ne fituam 4-3, rrëmbyem edhe pikët dhe mësuam shumë, prandaj jam mirë. E dija se duhej të përmirësoheshim shumë, por tani e dinë të gjithë mbase”.

Comments