Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut (KMDLJ) u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të kenë kujdes se çfarë fjalori përdorin gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“KMDLNj thërret të gjitha subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të kenë kujdes se çfarë fjalori përdorin duke e eliminuar fjalorin e urrejtjes si mjet dhe mundësi për mbledhje të votave”.
“Kryetarët e partive politike duhet të sigurojnë publikisht se anëtarët e partisë si dhe garuesit për deputetë të Kuvendit do t’i përmbahen një rregulli dhe disipline në të kundërtën ndaj atyre që nuk i respektojnë rregullat e lojës garuese të ndershme duhet të ndërmarrin masa”.
KMDLNj gjithashtu deklaron se qytetarët nuk duhet votojnë ata kandidatë që kanë probleme me ligjin.
“KMDLNj thërret votuesit që të mos japin asnjë votë për kandidatët potencialë që kanë problem me ligjin përkundër faktit që subjektet politike garuese kanë premtuar se do t’i pastrojnë listat duke mos i futur në listë ata që kanë aktakuza apo ndonjë problem të pasqaruar me ligjin”, thonë nga KDMLNJ.