Koalicioni eventual “Bashkë, drejt të vërtetës” në epërsi ndaj koalicionit “Aleanca me Besë”

275

Koalicioni “Bashkë, drejt të vërtetës”, mes BDI-së, PDSH-së dhe Aleancës për Shqiptarët (RDK Uniteti), do të ishte triumfal ndaj koalicionit eventual mes subjektit politik Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, shkruan Flaka

Ky konstatim vjen nga rezultatet e së dielës nga votimi i listave për këshilltarë të këtyre subjekteve. Partitë që do të përbënin koalicionin eventual “Bashkë, drejtë të vërtetës”, BDI | PDSH | RDK – UNITETI grumbulluan 110.455 vota, kurse partitë e koalicionit eventual “Aleanca me Besë” ASH dhe LB grumbulluan 99.632 vota. Diferenca mes dy blloqeve do të ishte 10.823 vota.

Kombinimet e tilla janë të mundshme, sepse, së fundmi përfaqësuesit e këtyre subjekteve kanë dhënë shenja afrimi.

Nga Besa dhe ASH janë shprehur se janë të gatshëm për bashkëpunim mes tyre. nënkryetari i Zeqirja Ibrahimi tha se në negociatat e zhvilluara para raundit të parë edhe pse nuk rezultuan me marrëveshje, megjithatë ka pasur një marrëveshje parimore për bashkëpunim në raundin e dytë. I pyetur nëse Aleanca mund të ketë bashkëpunim me BDI-në në raundin e dytë, Elmi Aziri ishte i prerë duke thënë “nga rezultatet e para po shihet se neve na nevojiten votat e Lëvizjes Besa”.

Edhe dy partitë e tjera që mund të bashkërendojnë me BDI-në, pas zgjedhjeve akuzuan partitë ASH dhe Besa për bashkëpunim me partinë e Nikolla Gruevskit. Bardhyl Dauti tha që koalicioni i msheftë i BESË-s dhe Aleancës me VMRO-në në komuna të caktuara ishte përcaktuese për rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Edhe Vesel Memedi akuzoi që Pushteti i kaluar nguli këmbë që me veglat e veta, LRPDSh, Besën, dhe me argatët e vjetër ta marrin pushtetin me çdo kusht në duart e veta, pikërisht në Gostivar, që mos lejojnë që e vërteta të del në shesh.

Koalicionet eventuale mes dy drejtimeve politike në nivel lokal do të nxirrnin fitues partitë e koalicionit Bashkë, drejtë të vërtetës”, thuajse në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë. Flaka

Comments