Kocijancic: Ja kur do të vendoset për takimin e radhës

214

  

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka folur pas dështimit të takimit të sotëm ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një reagim në llogarinë e saj në ‘Twitter’, thuhet se takimi tjetër do të caktohet përafërsisht në fund të muajit shtator.

“Besojmë në angazhimin e plotë të të dy presidentëve për të vazhduar punën e tyre drejt arritjes së një marrëveshje të detyrueshme ligjore. Takimi tjetër i nivelit të lartë do të vendoset në fund të këtij muaji”, thuhet në reagimin e lëshuar Kocijancic.

Ndryshe sot në Bruksel, të dy liderët, Thaçi dhe Vuçiq, kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Vuçiq ka anuluar takimin e tij me Thaçin, dhe është nisur për në Beograd. Ky anulim i vizitës duket se ka ardhur si pasojë e vendimit të autoriteteve kosovare që Vucicit t’i ndalohet vizita në Liqenin e Ujmanit.

Comments