
Sot në mëngjes në Kodrën e Diellit temperatura ka shënuar -4 gradë, ndërkohë që shtresa e dëborës ka arritur në 26 centimetra.
Sipas Entit Hidrometeorologjik, lartësia e mbulesës së borës është 16 centimetra në Lazaropole, 12 në Mavrovi Anovi, gjashtë në Gjurishtë dhe tre centimetra në Dibër.
Deri në orën 08:30 janë matur -2 gradë në Mavrovë dhe Lazaropolë, 0 në Krushevë, 1 në Tetovë, 2 në Kriva Pallankë, Prilep, Vinicë dhe Shtip, 3 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Veles, Manastir, Kavadarë, 4 në Strumicë dhe 5 në Gjevgjeli.
Më shumë reshje shiu në 24 orët e fundit deri në orën 8 të mëngjesit ka pasur në Strumicë, 52 litra për metër katror, në Gjevgjeli 51, 50 në Demir Kapi, 47 në Shkup-Petrovec, 46 në Tetovë, 45 në Pozhar-Radovish, 40 në Pozharane, 37 në Vinicë, 35 në Gjurishte, 34 në Kriva Palanka dhe Mavrovi Anovi, 32 në Shtip, 31 në Veles, 30 në Topolçani, 28 në Shkup-Zajçev Rid dhe Manastir, 25 në Prilep, 23 në Krushevë dhe Berovë, 22 në Pretor dhe Kumanovë dhe 18 në Lazaropole.