Koha për kufinjë të ri të Ballkanit dhe diskutim me fqinjët, thotë Spartak Ngjela

242

Historia jonë në Ballkan ka marrë sot një optike të re nga politika e larte perëndimore; sidomos nga politika amerikane dhe ajo gjermane.

Në fakt, befas, Perëndimi është kthyer të politika austrohungareze e vitit 1910 – 1913 për shqiptarët e Ballkanit.
Vonë është, por ja që u kthye.

Ky është shansi ynë historik.

Po në çfarë pozicioni është ndërkohë politika shqiptare? Ajo është në një situatë thuajse me injorancë historike.

Por nuk është faji i saj… por i kohës që e ka pjellë.

Asnjëherë, që nga viti 1945, politika shqiptare nuk lejoi që liderët e drejtimit të shtetit shqiptar ta njihnin historinë e Shqipërisë si proces historik të kalimit nga Arbër, në Shqiptar.

Në fakt ky është procesi i fshehur edhe në shkollat shqiptare. Dhe është bërë me kast. Sepse historia jonë ka qenë historia e popullit me të madh në Ballkanin Perëndimor.

Kjo ishte arsyeja kryesore e politikës austrohungareze, dhe pas kesaj: fakti që shqiptarët nuk janë sllave. Gjithçka lidhet me rrezikun rus në Ballkan.

Kjo është politika jonë sot.

Të gjitha qeveritë dhe udhëheqësit shqiptarë, madje edhe intelektualët shqiptare, nuk kanë pasur as njohuritë me të vogla të historisë sonë ballkanike.

Aq e vërtetë është kjo saqë, intelektualët e lartë shqiptarë që shkuan në Greqi në vitin 1990 – 1991, u habiten kur gjetën aty miliona arvanitas që flisnin shqip.

Sot është domosdoshmëri që qeveria shqiptare të njohë historinë e shqiptarëve të Ballkanit, sepse, edhe pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët i kanë drejtuar qeveri injorante, pa dijeninë e realitetit shqiptar në Ballkan.

Edhe ai që ka ditur diçka, në fakt ka qenë nga ata që i kanë shërbyer fshehjes se historisë sonë në favor të fqinjëve.

Do fillojnë bisedime të mëdha të palës shqiptare me fqinjët në Ballkan, në një kohë që ministrat shqiptare nuk dine asgjë nga historia e tyre. Madje as Kryeministri aktual.

Kjo është arsyeja që qeveria aktuale duhet t’i drejtohet urgjentisht historianëve tanë dhe të huaj, për ekspertizën e bisedimeve.

Historia e shqiptarëve të Ballkanit ka hyrë tani në fazën e vitit 1911- 1912, kur politika austrohungareze kishte paraqitur me argument shkencor hartën e dronit që u hodh mbi Beograd para dy vjetësh. Ja, te ajo hartë është e fiksuar realisht dhe faktikisht historia jonë.

Është turp për gazetarinë e vobegtë shqiptare që atë hartë ia veshi një injoranti si Ballist Morina. E dini pse? Vërtet mendoni se gazetarët shqiptarë e njohin historinë e shqiptarëve të Ballkanit?

Zoti Kryeminister! Nëse në stafin tuaj nuk do shohim historianë ballkanologe, shqiptarë e të huaj, do na japësh të kuptuar që ti po ecën kuturu në këtë proces.

Jemi në procesin historik me të rëndësishëm të historisë sonë, të gjithë duhet të jemi brenda procesit të riafirmimit të botës shqiptare në Ballkan.

Kujtohuni gjithmonë se gadishulli yne ka qenë quajtur Gadishulli Ilirik. Ky u quajt Gadishulli i Ballkanit, kur doli në pah çeshtja shqiptare.

Mjaft më me të korruptuarit pushtetarë shqiptarë, ata tani i kanë hipur trenit të ndëshkimit të tyre ligjor; kurse të gjithë ne duhet të mendojmë realisht dhe me përgjegjësi për historinë tonë të së ardhmes së afërt.

Korrupsioni shqiptar ka qenë kundër historisë sonë, se për atë është paguar, por për dhjetë ose njëzet ditë, ai i hipën trenit që kishte merituar me kohë. Qeveria shqiptare duhet t’i përgjigjet historisë.

Comments