Vjollca Avzija – nxënëse pranë gjimnazit “7 Marsi”-Tetovë
Sado i madh që është qyteti ynë,përsëri cdo gjë brenda tij është falso,secili e njeh secilin,dashuria është kthyer në interes kohe,se vlerson njeriu njeriun,shumë adoleshent gjenden në depresion nga dhimbja e shpirtit ose nga urrejtja e kësaj jete.Po ç’faj te ka jeta ku ne jemi bërë preh e teknologjisë dhe trendit të rij.Te gjithë i shkatërojme ëndrrat tona duke marë parasysh mendimin e të tjerëve,përse nuk jemi të lirë të udhëtojmë drejt ëndrrave që na thërasin në horizontin e tyre,përse nuk dashurojmë sinqerisht por jemi kthyer ne shpirt pa ngjyrë,nuk e mendojme se tjetri tek ti e ka gjetur veten,qetësine!
Dashuria është energji.
Një mbrëmje unë dhe miku im teksa po qëndronim tek hekurudhat e trenit në qytetin tonë të ftohtë nga injoranca dhe hipokrizia e njerëzve,po eksploronim qiellin e mbushur me shumë yje që shëndërinin si kristale.
Frynte erë vere,erë që të shuante zjarrin brenda në shpirt.Posht nesh kalonin shumë vetura me shpejtësi,njerëz me brenga….Mirëpo ne të dy ishim shumë të qetë aty lart në hekurudhat e një treni që skalonte gati se aspak,në atë errësirë të bukur e të qetë,po e ndjenim këtë moment sikur yjet të zbrisnin poshtë nesh,miku im me tha:
“Enërgjia që jep ky qytet ndahet në dy pjesë:
Në kaos dhe në qetësi.
Vij shpesh këtu!
Më kaloi goxha kohë derisa e kuptova se si të jetoja mbi kaosin dhe të ndjeja qetësinë.
(Po e lë anonim përshkak se këto fjalë mi tha vetem mua).
Më ndryshoi tërësisht,kisha një forcë të re dhe mbi të gjitha ndjehesha njeri,e ndjeja bashk me të kaosin poshtë nesh dhe qetësinë që mbizotëronte aty tek ne,doja te qaja kishte goxha kohe që jetoja jetën si shpirt pa ngjyre,sndjeja asgjë mirëpo atë natë u ktheva në realitet,në një realitet që s’kërkonte gjë tjetër vetëm të jesh vetvetja!
Në këtë kohë ështe vështirë të jesh vetvetja,sepse ka humbur vlerësimi i vetes,I gjërave qe kanë qmim të vogël,nuk është turp të jesh i varfër ose të mos veshësh tesha firmato,turp është të mos e vlersosh atë që e ke.
Jeta është udhëtim,bëje këtë udhëtim shumë të bukur,do rrëzohesh një ditë mirëpo përsëri do të vazhdosh këtë udhëtim deri sa të arrijsh në stacion,ku ky stacion është vdekja.
Prandaj jeto,gjithcka që ke sot sdo të premtohet edhe për ditën tjetër!