Koka: Idrizova dhe Shutka pjesë e shëndetit publik

428

Deri në fund të këtij viti, Shtëpia e Shëndetit në Shkup pritet t’i përfundojë përgatitjet për marrjen përsipër të shërbimeve mjekësor në burgun Idrizovës dhe Shutkës, shkruan gazeta KOHA. Zyrtarisht sipas agjendës se paraparë, nga 1 janari i vitit të ardhshëm të burgosurit dhe personat që qëndrojnë në paraburgim në këto dy Institucione ndëshkuese përmirësuese (INP) në Shkup, do të kontrollon nga stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup. Drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Besim Koka, në një prononcim për gazetën KOHA, thotë se detyra e tyre do të jetë mbikëqyrja e sistemit shëndetësor në burgu i Idrizovës dhe atë në Shutkë.

“Me angazhimin tonë shtesë në ambulancat e burgjeve të theksuara, synojmë rritjen cilësisë të shërbimit mjekësor ndaj të burgosurve. Plani jonë fillestar është që brenda javës, gjatë ditëve të ndryshme, si në Idrizovë, ashtu edhe në Shutkë, të jenë prezentë profile të ndryshme të mjekëve, duke filluar nga stomatolog, gjinekolog, neurolog apo internist. Prezenca e mjekëve të ndryshëm apo e stafit mjekësor, do të jetë varësisht prej nevojës që do të paraqitet”, tha drejtori Koka.
Drejtuesit e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, ofrimin e këtyre shërbimeve mjekësore (të cilët fillojnë nga janari i 2018) e lidhin ngushtë me mjetet buxhetore me të cilat ato disponojnë, gjegjësisht siç tha drejtori Besim Koka, ata janë duke zhvilluar negociata me Fondin për Sigurim Shëndetësor, për mënyrën e mbulimit të harxhimeve që do të burojnë nga angazhimi i stafit mjekësor në këto burgje. Paralelisht me shërbimet mjekësore, nga atje kanë thënë se sipas nevojës – do të bëhet përmirësimi i kushteve në ambulantët e INP-së në Shkup.

Me plotësim-ndryshimet e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, të cilat u miratuan në vitin 2013, sigurimin shëndetësor në burgje duhej ta marrë përsipër Ministria e Shëndetësisë, detyrë e së cilës duhej të ishte ofrimi i kujdesit elementar mjekësor. Atë kohë, ndryshimet e miratuara nga shumica parlamentare në fuqi duhej të hynin 30 ditë pas votimit në Parlament, megjithatë për pesë vite të plota, opinioni më i gjerë, përfshi mediat dhe organizatat e ndryshme joqeveritare, në këtë rast edhe vetë zyra e Avokatit të Popullit, ishin dëshmitar të një kaosi të vërtet brenda burgjeve, sa i përket sigurimit shëndetësor. Për gjendjen e rëndë me të cilën ballafaqohen të burgosurit në Maqedoni, krahas shumë institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, rregullisht ka informuar edhe gazeta KOHA. Kësisoj për rreth 2 mijë të burgosur në burgun e Idrizovës, edhe më tutje vazhdon të kujdeset vetëm një mjekë i përgjithshëm. Si pasojë e mos intervenimit në kohë, gjatë viteve të kaluara shumë të burgosur nga ky INP-së përfunduan me pasoja fatale. Në ndërkohë, këtë e vështirësojnë më tepër rreth 300 të burgosur që janë të varur nga terapia e metadonit, e cila shpeshherë keqpërdoret nga vetë ata. Kushtet primitive në më shumë burgje, edhe pse tentohen të përmirësohen me futjen e tyre nën ombrellën e shëndetit publik, ato sipas gjitha gjasave pritet të ndryshohet në aspekt pozitiv pas përfundimit të procesit të amnistisë që e ka filluar Qeveria. Me ndryshimet e Ligjit për amnisti, nga burgjet e Maqedonisë plotësisht pritet të lirohen rreth 700 të burgosur, respektivisht dënimet me burg pjesërisht do t’ju falen mbi 3 mijë të burgosurve. (koha.mk)

Comments