Kokainë dhe kanabis në Durrës, dy persona nën hetim

202
fresco

Dy persona janë vënë nën hetim nga policia e Durrësit të kapur me kokainë dhe kanabis sativa.

Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e N.Sh., 58 vjeç, banues në Krujë. Kjo pasi gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e banesës së tij i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të E.N., 27 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Nissan me targa AA 664 PB i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej disa gramësh e llojit kokainë.

midle

Ndaj të dyshuarve materialet i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./a.y/noa.al

 

– See more at: http://www.noa.al/artikull/kokaine-dhe-kanabis-ne-durres-dy-persona-nen-hetim/630638.html#sthash.N6pjosZ9.dpuf

Comments