Kolë Gjoka,shqiptari i parë kandidat me partinë e Merkel në Gjermani



Kolë Gjoka, 46-vjeçari nga Rrësheni, dikur azilant, tashmë është i pari shqiptar që garon për tu bërë deputet në Bundestagun gjerman.
Nën siglën e CDU-së së Angela Merkelit ai garon në Hamburg, ku numri i shqiptarëve është shumë i vogël.
Por megjithatë ai synon të ngrejë lart imazhin e tyre si njerëz që me punë dhe mund arrijnë të zënë vendin që meritojnë në cdo shoqëri.
Gjoka komenton dhe vizitën kryeministrit Rama në gjermani në fund të nëntorit dhe pritshëmrinë për mbështetjen e Merkel për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në.
Zgjedhjet për Bundestagun gjerman pritet të zhvillohen në shtator të 2017-s. Kandidimi nga partia e kancelares Merkel i një shqiptari që në 96 mbërriti në gjermani si azilant, vjen pikërisht në kulmin e debatit në Europë për emigrantët.
Pavarësisht politikës, Kolë Gjoka ka arritur sukses të konsiderueshëm dhe në biznesmen.