Kolona të gjata në Merdare, pritje deri në 10 orë

319

Kolonat dhe pritjet e gjata po vazhdojnë të jenë prezente edhe sot në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Si zakonisht kur gjatë ditëve të verës numri i qytetarëve që vijnë në Kosovë dhe dalin nga vendi rritet, njëjtë po ndodh edhe aktualisht.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, në pikëkalimin kufitar të Mërdares si zakonisht pritjet janë më të gjata.

Figuron që për të dal nga Kosova duhet të pritet deri në 10 orë, apo 500-600 minuta, kurse për të hyr deri në dy orë.

Sa i përket kolonave, në hyrje të Mërdares janë 600 metra, kurse në dalje 2000 metra apo dy kilometra.

Pikë tjetër kufitare më e ngarkuar është Dheu i Bardhë me gjysmë ore pritje në hyrje e dalje.

Comments