Kolonel HYSNI Dema

1,798
fresco

Kolonel HYSNI Dema
SHKUPI i përgjakjeve
-Lindi më 17.maj.1898 në fsh.Homesh nënprefektura e Zerqanit Dibrës i biri i Hajredin Dines.
-Shkollën fillore 1906-1912 e kreu në Dibër të Madhe në gjuhën Turke.
-Më 1912 kryen shkollën shqipe në Tiranë.
-Nëmoshën 15 vjeçare kthehet në Dibër për të luftuar kundra hordhive pushtuese serbe.
-Në vitet 1916-1919 Hysni Dema do ta shohim në studime në Akademinë Ushtarake në Vienë.
-Nga 28.nëndori.1919 ai rreshtohet në formacionet e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare me gradën e nëntogerit më 1920.
-Me Ahmet Zogun(atëherë Ministër i Mbrendshëm)Hysni Dema me një forcë vullnetarësh të Dibrës,hedhen në luftë kundra ushtrisë jugosllava(S.K.S) në veri-lindje të Shqipërisë.
-Më vitin 1922 së bashku me Ahmet Zogun,Ali Riza Kosovën dhe Bajram Curin,shkatërojnë formacionet mercenare të ashtuquajturës”Republika e Mirditës” e inicuar dhe mbështetur dhe ushtarikisht nga Serbia.
-Nga viti 1923-1924 do të kryej deturën e komandantit të Qarkut të Dibrës.
-Gjatë puqit ushtarak bollshevik të Qershorit 1924,ai nuk largohet por qëndron dhe reziston maleve në Shqipëri.
-Pas triumfit të Legalitetit,më 1925 me dekret të presidentit Ahmet Zogu,emërohet Komandant për Jugun e Shqipërisë.
-Edhe në zonën e Jugut,ai lufton kundra bandave Andarte,dhe organizon mbrojtjen e zonave si dhe ngrit formacione vullnetare duke bashkëpunuar me patriotët çam.
-Më 28.nëntor.1928 nga grada e Kapedanit në shkallë të tretë,për merita Atdhetare do të dekorohej me medaljen e artë”Oficer i Urdhërit të Skenderbeut”.
-Së bashku me Muharrem Bajraktarin.Fiqri Dinen dhe Preng Previzin ishin të pathyeshëm në mbrojtje të kufijve nga ekspansionistët shovenist serbo-grek.
-Pas pushtimit fashist Italian prill 1939,Hysni Demën fashistët e internojnë në Itali(së bashku me nacionalistë të tjerë) ku qëndroi dy vite 1940-1942.
-Hysni Dema kthehet përsëi në Homesh dhe iu bashkangjitet forcave nacionaliste,si me Cen Elezin e Muharrem Bajraktarin,është aktiv në ngritjen e formacioneve ushtarake edhe në Maqedoninë Shqiptare përmes miqve të tij si me Xhem Gostivarin,Sylë Hotllën e Mulla Idriz Gjilanin në vitet 1943 e më pas.
-Më vitin 1944 në Tiranë emërohet dhe betohet si Komandant i Përgjithshëm i Gjandarmërisë Shqiptare.
-Me tërheqjen e ushtrisë Gjermane nga Ballkani, Hysni Dema,Muharrem Bajraktari e nacionalist të tjerë,i rrezistojnë komunizmit pansllavist,dhe njëherësh kontribojnë në përforcimin e vullnetarëve nacionalist të Kosovës në rrezistencën e tyre anti serbosllave komuniste,dhe ngritje e forcimin e ONDSH-së.
-Pas dekonspirimeve dhe ndjekjeve nga partizanët shqiptar së bashku me ato jugosllave,në verën e vitit 1946 së bashku me Muharrem Bajraktarin e disa nacionalist të tjerë kalojnë kufirin me Greqinë.
-Në shenjë hakmarrjeje dhe mllefi ndaj familjes Dema nga Dibra,pasi komunistët e Tiranës në pabesi ia vrasin babanë,edhe komunistët jugosllav përmes OZNA-s në bashkëpunim me partizanët e Tiranës,në Shkup ia pushkatojnë dhe dy vëllezërit e tij.
-Ky lajm tronditi rëndë shpirtin e Hysni Demës i cili nga plaga shpirtërore që i ngeli,në nëndor të viti 1946-të,ky Atdhetar,ky Patriot,Ky Trim,mbylli jetën në Greqi.-Eugen Shehu

(foto.Hysni Dema në betimin e tij para 1200 Gjandarëve në Tiranë më 13.prill.1944.e.sh.)

Comments