Stdiues të famshëm ngulin këmbë për origjinën e huaj të Napoleon Bonapartës. Disa prej tyre madje kanë paraqitur tezën se ai ishte me origjinë shqiptare, mes tyre edhe publicistë të shquar.
Ndër ta është edhe kolumnisti i medias zvicerane derbund.ch, Peter Schibler i cili në një artikull të titulluar “Helvetia për fillestarët”, kishte shkruar se sundimtari i famshëm Napoleon Bonaparta ishte shqiptar nga Korsia, shkruan “Oculus News”, transmeton InfoPress.
“Kombi zviceran (në një fjali): Kombi zviceran u themelua në vitin 1291 dhe që nga viti 2003 u përfaqësua nga Këshilli Federal (Bundesrat). Para kësaj me Këshillin Federal udhëhiqte klasa e vjetër politike (pa SVP).
Para se shqiptari nga Korsika, Napoleon Bonaparta të vinte, Zvicra ishte demokraci dhe nuk kishte nevojë për Këshillin Federal, sepse ishin burrat ata që vendosnin nëse vitin e ardhshëm do të kishte paqe apo jo”, shkruan ai.
Napoleon Bonaparta ishte një ndër sundimtarët më të shquar të botës i cili pushtoi dhe udhëhoqi gati të gjithë kontinentin Evropian, duke përhapur idealet e Revolucionit Francez. /Gazeta InfoPress