Komandant Malisheva ju uron 28 Nëntorin nga burgu


Familje te dëshmorëve, veteran te luftës, e i gjithë ju kombi shqiptar, ku na ndajnë gjashte kufi -uroj 104 vjetorin e pavarësisë dhe Festën e Flamurit. I madhi baca Adem urime ditëlindjen …Ne jemi këtu te robëruar ne pamundësi te festojmë me ju edhe pse shumë luftëra i kaluam. Por ja qe këtë dite un dhe shokët e mi te idealit, më shumë se 200 ushtarët e UCK jemi te robëruar ne kazamatet sllavo-maqedone. Nga këtu ku po shkruaj me plot respekt për ju lutem çdo natë qe zoti te ma jap edhe një jete e të mbërrij qëllimin e shumë kombasve të mi e amanetin e komandantit legjendar Adem Jashari, pra Bashkimin Kombëtar. Urime Shqipëri me shpresë që se shpejti edhe trojet tjera shqiptare të bashkohemi e të festojmë së bashku e në liri…Me respekt Muhamet Krasniqi-Malisheva
(Letra ka arritur me një ditë vonesë në redaksinë e Gazetës Lajm tonë përmes familjarëve të Muhamet Krasniqi-Malishevës)