Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore në “Loro Boriçi”
Mbrëmjen e sotme Kombëtarja shqiptare zhvilloi stërvitjen e fundit në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë.
Tekniku italian De Biasi provoi skemat e fundit taktike të cilat do t’i verë në zbatim mbrëmjen e nesërme.
Trajneri madje kishte miksuar futbollistët në mënyrë që mediat e pranishme në stadium të mos zbulonin shumë rreth formacionit.
Stafi teknik kishte kufizuar hapësirat e futbollistëve në këtë ndeshje, aq sa sfida u luajt në një fushë rreth 30-35 metra.
Nëpërmjet kësaj lëvizje stafi teknik kërkonte të provonte aftësitë teknike të futbollistëve në zona të ngushta.
Jahmir Hyka u pa një ndër lojtarët më aktivë gjatë seancës dhe me shumë mundësi pritet të ketë shumë minuta në dispozicion.