KOMENT I KDP-së: TË MOS PARTIZOHEN XHAMITË DHE UNIVERSITETET

304

KDP dëshiron që në këtë fushatë të ruhet autoriteti i institucioneve fetare dhe arsimore, duke qëndruar larg interesave të ngushta të figurave politike, kushdo qofshin ato. Të njëjtin apel ua bën edhe kolegëve gazetarë që janë vënë në funksion të propagandës me perfomanca diktatoriale – mos u përlyeni përjetësisht me këto zgjedhje, pasi jeta vazhdon edhe pas tyre.

KOMENT I KDP-së

Fushata zgjedhore duket se nuk la kënd pa partizuar.
Përveç shumë sferave tjera, edhe bota akademike duket se po futet në “kthetrat” e partive politike.
Rufi Osmani, profesor universitar, edhe dy ditë para përfundimit të fushatës ka takuar në UEJL liderin e liderin e ASH, Zijadin Sela dhe të Levizjes Besa, Bilall Kasami, duke iu dhënë mbështetje për rrethin e dytë të zgjedhjeve.
Nuk është hera e parë që institucionet publike keqpërdoren për politikë ditore. Duket se pas partizimit të institucioneve fetare, në mënyrë indirekte po keqpërdoret edhe një institucion universitar.
Rufi Osmani është profesor universitar, ndërkohë që ka kohë që nuk është në politik aktive. Ai duket se ka zgjedhur kyçjen në politikë lokale pas humbjes së mëhershme që solli turbulenca në partinë e tij.
Nga njëri krah i RDK-së atë kohë u akuzua për përçarje dhe lojë brenda partisë së tij, të cilën e kishte braktisur. Emri i tij është lakuar në shumë situata politike brenda ndarjes së RDK-së.
Në rrethanat e politikës këtu, edhe pse shumë është pritur nga ai si lider dhe partia e tij në zgjedhjet parlamentare nuk ka arritur të fitoj më tepër se dy deputet.
Në këto zgjedhje lokale Osmani përsëri bëhet pjesë e politikës në cilësinë e profesorit universitar. Ai po jep përkrahjen e tij siç njihet tashmë si një humbës i madh politik.
Në të njëjtën kohë, media dhe gazetarë aktivë janë bërë pjesë e “Fabrikës së Propagandës” së Lëvizjes BESA dhe ASH-së. Nëpërmjet rrjetit të portaleve reme shpërndajnë dezinformata jo vetëm për oponentët e këtyre partive, por edhe për gazetarë e analistë të pavarur që e thonë të vërtën troç dhe të bazuar në fakte dhe argumente.
Kjo “Fabrikë e Propagandës”, që vihet në funksion të Lëvizjes BESA dhe ASH-së, mobilizon anëtarësinë dhe “ushtrinë e internetit” që të shajnë në mënyrat më vullgare, joetike, jokombëtare dhe jofetare të gjithë ata që mendojnë ndryshe.
KDP dëshiron që në këtë fushatë të ruhet autoriteti i institucioneve fetare dhe arsimore, duke qëndruar larg interesave të ngushta të figurave politike. Të njëjtin apel ua bën edhe kolegëve gazetarë që janë vënë në funksion të propagandës me perfomanca diktatoriale – mos u përlyeni përjetësisht me këto zgjedhje, pasi jeta vazhdon edhe pas tyre.

Comments