Emina Cunmulaj është padyshim një femër e veçantë.
Ajo jeton në një “perandori” por thjeshtësia e saj nuk ka të krahasuar.
E kemi parë të flasë për jetën e saj të thjeshtë para së të bëhej e famshme, e kemi parë duke folur plot krenari për faktin se është shqiptare, por se kishim parë kurrë të flasë me mall për nënën e saj të ndjerë.
Një komentues në Instagram ka vënë re që Emina ka thinja tek flokët dhe për këtë e ka kritikuar.
Ndërkohë ajo me një qetësi për t’u admiruar ka zbuluar një fakt të dhimbshëm për jetën e saj, se si pikërisht thinjat në kokë i kujtojnë nënën e saj të ndjerë.
“Më në fund i patë ato thinja. Nëse i shihni mirë janë vetëm dy. Kur isha ende adoleshente, shumë vite më parë teksa shihesha në pasqyrë pashë se më kishte dalë një thinjë shumë e dukshme.
Menjëherë u përpoqa ta hiqja dhe mami nuk më la pasi sipas saj thinjat janë fat, dhe nëse do hiqja një do të dilnin të tjera, Sigurisht që ia dëgjova fjalën sepse nuk dija të bëja debat.
Pas disa ditësh, fatkeqësisht mami im u nda nga jeta dhe unë rashë në depression.
Dola para pasqyrës dhe pashë atë dreq thinje. E hoqa menjëherë. Më në fund kisha mundësi ta hiqja.
Kur u zgjova të nesërmen pashë se kishin dalë dy thinja të reja. Që atëherë nuk i kam hequr më. Edhe kur kam lyer flokët, thinjat i kam mbajtur aty. Ato më lidhin me mamin”- shkruan Emina. /albeu.com/