Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë vonë në mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për motin e lig më 20 korrik 2017 si dhe dëmet e shkaktuara të kulturave bujqësore në rajonin e Resnjës dhe të Tetovës.
Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, është angazhuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të formojë komisione që do të propozojnë zgjidhje rreth kërkesave të parashtruara për përcaktimin e dëmit të shkaktuar, nga ana e bartësve të ekonomive bujqësore apo organizatave të prodhuesve.
Në mbledhjen e Qeverisë ishte miratuar Informata për ratifikim të Marrëveshjes nga Parisi për ndryshimet klimatike.
“Bëhet fjalë për ratifikim të marrëveshjes që duhet të kontribuojë drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor, për çka kishte filluar procedura, por nuk ishte realizuar. është sjellur vendim që Minstria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ta parashtrojë në Minsitrinë e Punëve të Jashtme tekstin origjinal të Marrvëeshjes nga parisi, me propozim për ngritje të procedurës për ratifikim të Marrëveshjes së Parisit dhe arsyetim, më së voni në afat prej 15 ditëve”, thuhet në kumtesë.