Komisioni Ad–Hoc: procedurë kundërvajtëse kundër TV “Alfa”-s

Komisioni i përkohshëm për ndjekje të prezantimit medial mbajti seancë, në të cilën me shumicë prej tre votave, përkundër dy votave, dha propozim për sjellje të procedurës kundërvajtëse kundër Televizionit “Alfa”.
Propozimi i dedikohet nenit 75-b nga Kodi Zgjedhor, i cili rregullon publikimin e kronikave për aktivitete të institucioneve shtetërore.
Dy anëtarët të cilët votuan kundër propozimit paralajmëruan dorëzim të mendimit të ndarë. Komisioni hodhi poshtë disa propozime të tjera për sjellje të procedurave kundërvajtëse.