Komisioni Evropian e heq termin “Republikë” për Kosovën nga fotografia me Vjosa Osmanin

461

U.D e presidentit, Vjosa Osmani po e vazhdon vizitën e saj në Bruksel, teksa dje dhe sot ka pasur takime me zyrtarë të lartë evropianë.

Në kuadër të vizitës, Osmani u takua edhe me komisionerin evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi, shkruan lajmi.net.

E këshilltari i Vjosa Osmanit, Artan Murati u mburr dje fort ne Twitter për një postim të Komisionit Evropian rreth vizitës se ushtrueses së detyrës se presidentit në Bruksel.

 

Por pak më vonë  kjo mburrje e këshilltarit doli të ishte e shkurtër. Kjo pasi Komisioni Evropian bëri një ndryshim

Në postimin e parë, për çka edhe u mburr kabineti i Osmanit, u përdor termi “Republika e Kosovës”.

Por më vonë termi Republikë u hoq dhe u la veç “Kosovo”.  /Lajmi.net/

FOTO 1:

FOTO 2:

Comments