Komisioni për çështje europiane, fillon shqyrtimin e propozimligjit për gjuhët

413
fresco

Propozimligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin parashihet avancimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe…

Propozimligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin parashihet avancimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe futet sot në procedurë parlamentare.

Shqyrtimi i propozimligjit do të nis në komisionin për çështje evropjane, pasi ai është propozuar si pjesë e ligjeve me flamurin e BE-së.

Propozimligji mes tjerash parasheh që edhe uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe shëndetësisë në Shkup dhe komunat ku jetojnë 20 për qind shqiptarë, të jenë dygjuhësore.

Ashtu si edhe në vendkalimet kufitare dhe aeroportet të cilët gjenden në rajonin ku të paktën 20 për qind nga qytetarët flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase emrat e institucioneve, shkrimet e tjera dhe udhërrëfyesit shkruhen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e tij cirilik si dhe në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët dhe shkrimin e tyre, që në rastin konkret është gjuha shqipe dhe shkrimi i sajë.

Comments