Komiteti i Helsinkit kërkon përgjigje nga prokuroria për rastin e vdekjes së Tamara Dimovskës

257
fresco
helsinski_komitet(12).jpg

Shkup, 9 shkurt – Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kërkon përgjigje urgjente nga prokuroria publike në lidhje me procedurën e ngritur për të miturën Tamara Dimovska, dhe në të kundërtën do të ngrit ankesë deri tek Gjykata europiane për të drejtat e njeriut për lëndim të efikasitetit të hetimit dhe të drejtës në qasjen deri tek gjykata dhe e drejta e ankesës reale, transmeton Zhurnal.

Komiteti ashpër reagon në egoizmin, e cila, siç thuhet, prokuroria publike e tregoi në rastin me Tamara Dimovskën, e cila përshkak të lëshimit të madh dhe veprimit joligjor të Fondit për sigurim shëndetësor vdiq më 09.02.2015.

Komiteti  i Helsinkit për të drejtat e njeriut pas vdekjes së Tamarës përgaditi dhe ngriti padi penale kundër përgjegjësve, dhe për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 353, paragrafi 1 dhe 2 nga LP i Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe nenit 353-v paragrafi 1 dhe 2 nga LP i Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht punë e papërgjegjshme në detyrë.

Padia penale deri tek Prokuroria themelore publike është ngritur më date 19.02.2015 dhe deri më sot, Komiteti nuk ka marrë asnjë përgjigje nga PP Shkup, edhe pse kanë kaluar tani më 2 vite. Ky mos veprim nga ana e PP Shkup, është në kundërshtim me nenin 275 nga Ligji për procedure penale, nen në të cilin shkruhet se nëse prokurori publikë në afat prej 3 muajve nga data e pranimit të padisë penale nuk vendos pas padisë, është i detyruar menjëherë të njoftojë paditësin e padisë  penale dhe prokurorin më të lartë publik.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe Zhaklina Dimovska, e ëma e të miturës Tamara, kërkuan nga Prokuroria e lartë publike Shkup, dnga Prokurori publik  i Republikës së Maqedonisl dhe nga Këshilli i prokuroëve publik të Maqedonisë, me të cilën kërkuan të zbatohet mbikqyrje mbi punën e PP Shkup që të vërtetohet se cilat ishin shkaqet për zvarritjen e procedures, si  dhe PLP Shkup të mer këtë hetim.

“Sipas përgjigjes që e morën nga PLP Shkup, prokurori publik përkatës nga PP Shkup, lëndën e ka referuar kolegjiumit të PP-së Shkup, përshkak të përputhshmërisë së lëndës dhe interest medial. Në kolegjiumin e mbajtur më 08.02.2016 është vendosur që procedura të vazhdojë me akuza para gjykatës kompetente, nëse të akuzuarit nuk e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të pranimit të fajita”, thuhet në deklaratën e Helsinkit.
Nga dita e mbajtjes së kolegjiumit deri sot kanë kaluar saktë 1 vjet, dhe as e ëma e Tamarës, as komiteti i Helsinkit, as publiku nuk kanë marrë asnjë informatë se të dyshuarit janë përballuar me prokurorinë publike.

“Në këtë drejtim do të donim të rikujtojmë prokurorinë publike sipas nenit 8 nga Ligji për prokurori publike ku thuhet se prokuroria publike është e detyruar të informojë publikum për rastet për të cilat vepron, veçanërisht nëse është nga ajo natyrë që shkakton interes më të gjerë të publikut”, thonë nga Helsinki.

Comments