Komuna e Bogovinës zgjodhi u.d kryetaren e komunës

311

Me 9 vota pro dhe 8 kundër, Lumturie Ijazi është zgjedhur për u.d kryetare e komunës së Bogovinës. Iljazi është zgjedhur me mbështetje të këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së ndërsa këshilltarët e LR-PDSH-së ishin kundër.
Kundër-kandidat i saj ishte Hasan Sejfullai nga LR-PDSH.

Pas vdekjes të kryetarit të komunës së Bogoviës, Hazbi Idrizit, Komuna ka mbetur pa kryetar ose përkatësisht pa ushtrues detyre, gjë që ka rezultuar në ngecjen e procesit të marrjes së rrogave të 500 të të punësuarëve në arsim dhe në administratë.

Comments