Komuna e Çairit organizon mbledhje komemorative për nderimin e Shpat Kasapit

111

Kryetari i Komunës së Çairit njofton se mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Shpat Kasapit do të mbahet të martën, më 2 dhjetor 2025, në orën 13:00, në ambientet e Komunës së Çairit. Ndryshimi i vendndodhjes nga Teatri Shqiptar, siç ishte paralajmëruar më herët, do t’i japë mundësi një numri më të madh njerëzish të bashkohen për këtë ngjarje të rëndësishme.

Në këtë takim përkujtimor do të marrin pjesë qytetarët, miqtë, familjarët dhe artdashësit, të cilët do të nderojnë kujtimin dhe kontributin artistik të Shpat Kasapit dhe trashëgiminë që ai la pas.

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të ndani së bashku këtë moment solemn.

Comments