Komuna e Prishtinës thoshte se do ta rregullonte rrugën “Ndue Përlleshi”(VIDEO)

330

Komuna e Prishtinës thoshte se do ta rregullonte rrugën “Ndue Përlleshi”(VIDEO)

Ndonëse ishte thënë se rruga “Ndue Përlleshi” do të rregullohej para fillimit të 2017-ës, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Gjendja në këtë rrugë vazhdon të mbetet e keqe, raporton 038 i KTV-së.

Madje, një pjesë e saj, në vendin ku kjo rrugë lidhet me atë “Isa Kastrati”, nuk është e shtruar fare.

Banorët e theksojnë nevojën për rregullimin e rrugës që po u shkakton vështirësi.

Megjithatë, pjesa që lidh dy rrugët mund të mbetet në këtë gjendje edhe për një kohë.

Pasi, sipas zyrtarëve të komunës, bëhet fjalë për pronë private. Ata shtojnë se mungon vullneti i pronarëve për bashkëpunim.

Sipas Tahirit, komuna nuk mund të bëjë asgjë pa gatishmërinë e pronarëve për bashkëpunim dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Comments