Komuna e Strugës do të ndërtojë shkollë të re fillore

126

 

Me një donacion nga komuna e binjakëzuar Byjykçekmexhe, Komuna e Strugës do të ndërtojë shkollë të re pranë shkollës ekzistuese “Vëllezërit Milladinov”. Punimet përgatitore filluan sot, ndërsa fillimi zyrtar për ndërtim është paralajmëruar për të martën, informoi kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela.

Objekti do të shtrihet në hapësirë prej 1.300 metrash ndërsa projekti parasheh 13 klasa, pesë zyra administrative dhe një sallë për takime.

Me këtë, sipas kryetarit të komunës, do të zgjidhet problemi me mungesën e hapësirave shkollore në Strugë, ndërsa nxënësit do të vizitojnë mësimin në kushte të mira.

Me ndërtimin e objektit të ri shkollor mendoj se do të kemi kushte të mira për fëmijët, të cilët tani mësojnë në shkollën e vjetër “Vëllezërit Milladinov” ku kushtet nuk janë të mira, deklaroi Sela.

Realizimi i projektit, shtoi, është rezultat i bashkëpunimit të mirë me komunën turke Byjykçekmexhe, ndërsa ideja ka dalë nga vizita e parë e delegacionit të tyre. Objekti pritet të jetë gati për rreth katër muaj.

Comments