Të fortë,rezistues edhe ndaj temperaturave ekstreme dhe mbi të gjitha me shumë traditë dhe suksese gjithandej-kjo është forca e Klubit të famshëm të mundjes se Studeniçanit .
Me mbështetje financiare nga Komuna e Studeniçanit, mundësit pranë Klubit të Mundjes “Studeniçani” dhe trajnerët e tyre dërgohen në stërvitje dimërore në Malin Kitka transmeton Faktiditor.ch.
Me këtë rast të gjithë mundësave ju dëshirojmë çaste të mira gjatë stërvitjeve dhe të dalin sa më të përgaditur për ballafaqim në terene sportive thone nga Komuna .